Hulumtuesit nga Universiteti i Uashingtonit kanë zhvilluar një printer 3D që mund të prodhojë objekte nga dheu hënor.

Printeri është i pajisur me një lazer të fuqishëm që tret dheun. Nga masa e dheut të marrë "printohen" sipas shtresave të dheut objekte 3D - si për shembull, instrumente apo detale të mekanizmave.

Printeri mund të përdoret në misionet kozmike. Dërgimi i mallrave me anijet kozmike kushton shtrenjtë, kështu që kozmonautët mund të marrin me vete një printer 3D dhe të "printojnë" një pjesë të pajisjeve pas mbërritjes në destinacion.