Sipas njoftimeve të policisë, disa të panjohur, rreth 30 persona, të mërkurën depërtuan me forcë në territorin e misionit diplomatik, duke sulmuar godinën e ambasadës me gurë dhe duke e spërkatur atë me bojë. Ata rrëzuan përtokë gjithashtu flamurin iranian. 10 prej tyre tashmë u arrestuan. Personaliteti i të ndaluarve nuk bëhet publik.

0Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Ali Akbar Salehi, shprehu keqardhjen e tij në lidhje me sulmin e ndërmarrë ndaj ambasadës së Iranit dhe premtoi se do të bëjë gjithshka të mundshme për të garantuar sigurinë e misionit diplomatik.