Ditën e mërkurë gjykata penale e Kajros dënoi me vdekje gjashtë koptë e krishterë egjiptianë dhe priftin amerikan Terry Jones. Ata akuzohen për krijimin dhe shpërndarjen e filmit anti-islamik "Pafajësia e Myslimanëve".

Ju kujtojmë se filmi amator i xhiruar në SHBA dhe i postuar në Internet, i cili prezanton në një dritë të keqe Profetin Muhamed, shkaktoi zemërimin e radikalëve islamikë në të gjithë botën. Protestat morrën forma më agresive në Egjipt, Tunizi, Afganistan dhe Libi. Shfaqja e filmit u bë arsye për sulmin e misionit diplomatik të SHBA në qytetin e Libisë Bengazi të, ku u vra ambasadori amerikan.