Gjigandi britanik i naftës "BP" ndalohet të nënshkruajnë kontrata me qeverinë federale të SHBA-ve. Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit përreth e SHBA e shpjegoi këtë vendim me përkeqësimin e reputacionit të kompanisë pas derdhjes së naftës në vitin 2010.

Në vitin 2010 në Gjirin e Meksikës në brigjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ça një platformë e ruajtjes së naftës në pronësi të “BP”. Ndalimi do të hiqet kur kompania do të ofrojë dëshmi të mjaftueshme të përputhjes së saj me kërkesat e standarteve të sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.