Sipas rezultateve të tregtimeve të ditës së martë në ankande, çmimet botërore të naftës shënojnë rënie. Kjo ndodhi në sfondin e pritjeve të statistikave mbi dinamikën e rezervave të lëndëve të para në depot e shitjes me shumicë në SHBA.

0Çmimi i fjuçersave (angl. futures) të janarit për përzierjen e naftës së Detit të Veriut të markës Brent ra me 1,07 $ dhe arriti në 109,85 $ për fuçi. Fjuçersat (futures) e naftës së lehtë të markës WTI ranë me 0,56 $ dhe arritën çmimin 87,18 $ për fuçi.