Avioni “K-8” i prodhuar në Kinë, humbi kontrollin dhe u përplas në tokë gjatë një fluturimi demonstrativ në kuadër të aktiviteteve festive të dedikuara përvjetorit të radhës të krijimit të Forcave Ushtarake Ajrore të Venezuelës. Helikopteri “Cougar” që u drejtua për në vendin e ngjarjes për të marrë pilotët e avionit “K-8”, të cilët arritën të katapultonin, u rrëzua gjithashtu.

0Në një deklaratë të lëshuar nga Ministri i Informacionit i Venezuelës thuhet se shkaku i rrëzimit të avionit stërvitor të trajnimit ishin problemet teknike. Ndërkohë për rrëzimin e helikopetrit që morri pjesë në operacionin e shpëtimit, Ministri nuk shprehu asnjë version dhe nuk dha asnjë informacion.