Njësia e anijeve të Flotës së Oqeanit Paqësor (FOP) të Rusisë hyri me një vizitë jozyrtare në portin indian Mumbai. Në përbërje të njësisë janë anija e madhe anti-nëndetëse "Marshal Shaposhnikov", cisterna "Irkut" dhe anija e shpëtimit "Alatau". Njoftimi për këtë u bë sot nga shërbimi për shtyp i FOP.

0Anijet e Flotës së Oqeanit Paqësor do të drejtohen në mbikqyrje luftarke për të luftuar me piratët në rajonin e Bririt të Afrikës. Përveç hyrjes në Mumbai, anija e madhe anti-nëndetëse "Marshall Shaposhnikov, cisterna "Irkut" dhe anija e shpëtimit "Alatau" gjatë shërbimit luftarak në Oqeanin Indian do të vizitojnë portet e Tajlandës, Koresë së Jugut, Xhibutit dhe ishujve Sejshell.