Të paktën katër persona u vranë dhe mbi 40 të tjerë u plagosën, kur një furgon me pasagjerë u përmbys në autostradë në lindje të vendit.

0Sipas informacioneve të mediave, tragjedia ndodhi të mërkurë në mëngjes në autostradën e shtetit Bengali Perëndimor në afërsi të qytetit Mongalbari, 12 persona janë në gjendje kritike për jetën. Furgoni transportonte njerëzit, të cilët ktheheshin nga ceremonia e djegies së një të afërmi. Shkaqet e aksidentet ende nuk dihen, autoritetet kanë filluar një hetim.