Motin e keq në Primorie e solli cikloni i fuqishëm që erdhi nga verilindja e Kinës. Sot meteorologët parashikojnë në këtë rajon mot me reshje të dendura dëbore, kurse në zonat jugore dhe në bregdetin lindor të tij - me shira lokalë. Pas ciklonit pritet një ftohje e theksuar e motit me deri në 10-12 gradë.

0Shpëtuesit paralajmërojnë mbi rritjen e numrit të aksidenteve në rrugë, mbi trafikun e rënduar për automjetet në autostrada, problemet teknike në linjat e tensionit të lartë, të lidhura me ngjitjen e borës në telat e tyre. Për shkak të motit të keq të gjitha forcat dhe mjetet e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) janë vënë në gjendje gatishmërie të lartë.