Presidenti rus Vladimir Putin më 3 dhjetor do të niset për në Turqi me një vizitë pune, për të marrë pjesë në takimin e tretë të Këshillit ruso-turk të Bashkëpunimit në nivelin më të lartë, njoftoi të mërkurën shërbimi për shtyp i Kremlinit.

"Tematika e takimit - i gjithë spektri i marrëdhënieve dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin tregtaro-ekonomik, rajonal, humanitaro-kulturor, bashkëpunimin në fushën e investimeve, zbatimin e projekteve të përbashkëta strategjike në fushën e energjetikës dhe bashkëpunimin në sektorin bankar", - thuhet në njoftim.

Përveç kësaj, palët do të shkëmbejnë pikëpamjet për çështjet kyçe ndërkombëtare dhe rajonale.