Një makinë-bombë shpërtheu sot në provincën e Deraa, në jug të Sirisë, njoftoi televizioni shtetëror i vendit. Ka viktima dhe shkatërrime.

Sot më herët një seri shpërthimesh ndodhën në afërsi të Damaskut. Akti terrorist ndodhi në një zonë me popullsi të krishterë. Për një periudhë të shkurtër kohe atje shpërthyen 8 bomba.