Militantët në provincën Idlib në veri të Sirisë rrëzuan avionin e ushtrisë së qeverisë. Gjuajtësi-bombardues ra në afërsi të kufirit turk dhe shpërtheu. Militantët pohojnë se aeroplani u godit nga një raketë “tokë-ajër".

0Një muaj më parë Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë deklaroi se SHBA siguron furnizimin e komplekseve të raketave zenit për kundërshtarët e Presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad. Departamenti Amerikan i Shtetit i hodhi poshtë këto akuza.