Një skandal diplomatik shpërtheu midis Greqisë dhe Shqipërisë në ditën e festimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos anulloi vizitën në vendin fqinj për shkak të deklaratave të Kryeministrit shqiptar Sali Berisha, të cilat janë konsideruar nga pala greke si të papranueshme: Berisha përmendi kufijtë e Shqipërisë, të cilët përfshijnë territore që i përkasin vendeve të tjera, duke përfshirë edhe qytetin perëndimor grek të Prevezës.

"Deklarata të tilla nuk ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve miqësore, të besimit të ndërsjellë dhe të fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve", - thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke.