Gjatë testimeve në Detin e Bardhë nëndetësja shumëfunksionale bërthamore "Severodvinsk" lëshoi në mënyrë të suksesshme raketën e fundit supersonike kruz nga pozicioni i saj, e zhytur në ujë, duke goditur në shenjë objektivin me vendndodhje në tokë.

Shtabi Qendror i Flotës Ushtarake Detare e konfirmoi këtë informacion. "Nëndetësja " Severodvinsk " ka kryer qitje në poligonin detar me kompleksin e raketave "Kalibër". Programi i testimeve të nëndetëses parashikon një seri të tërë lëshimesh të raketave nga pozicione të ndryshme me synim goditjen e objektivave me vendndodhje në det dhe në tokë", - tha burimi informativ në Shtabin Qendror të flotës.