Rusia u rendit në pjesën e poshtme të "Indeksit të sundimit të ligjit" të përvitshëm, i cili publikohet nga organizata joqeveritare World Justice Project. Gjithsej janë vlerësuar 97 vende sipas tetë kritereve.

Sipas kriterit të efektivitetit të kufizimit të kompetencave ligjvënëse të qeverisë dhe nivelit të rendit dhe sigurisë Rusia u rendit në vendin e 92-të.

Sipas nivelit të zbatimit të ligjeve Rusia zuri vendin e 68-të, ndërsa në bazë të kriterit të transparencës së legjislacionit dhe organeve shtetërore vendin e 74-t. Sipas nivelit të korrupsionit Rusia u gjend në vendin e 71-të, mes Bregut të Fildishtë dhe Madagaskarit.

Rezultatin më të lartë në për Rusinë - vendi i 65-të - e arritën gjykatat civile në vend.