Në Gadishullin e Kamçatkës (Lindja e Largët e Rusisë) filloi erupsioni i vullkanit Plloskij Tollbaçik, i cili përfshihet në grupin Kljuçevskaja. Emisionet e hirit, sipas parashikimeve të ekspertëve, mund të arrijnë një lartësi deri në 5 kilometra.

0Vullkani përbën një rrezik jashtëzakonisht të madh për avionët. Vendbanimet e afërta me të nuk kërcënohen tani për tani. Vullkani Plloskij Tollbaçik "ka qenë në gjumë" që nga viti 1976. Ky është një nga vullkanet më të mëdha që hyn në grupin e vullkaneve të quajtur Kljuçevskaja.