Rusia do të votojë për miratimin e rezolutës për marrjen nga Palestina të statusit të shtetit-vëzhgues në OKB, duke mos qenë anëtare e organizatës.

Votimi për këtë çështje do të mbahet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 29 nëntor. Siç është bërë me dijë për të disatën herë Rusia do të votojë për miratimin e kësaj rezolute, thuhet në komentet e Ministrisë së Jashtme ruse.

Në faqen e Internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse theksohet se mbështetja e këtij vendimi nga Asambleja e Përgjithshme diktohet nga fakti se një hap i tillë nga palestinezët nuk konsiderohet nga këta të fundit si një alternativë e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.