Rritet numri i vendeve të gatshme për të mbështetur kërkesën palestineze për të marrë statusin e shtetit vëzhgues në OKB. Në lidhje me qëllimin për të votuar për këtë status deklaruan sot Spanja, Zvicra, Norvegjia dhe Danimarka.

Në orët e ardhshme Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe William Hague ka ndërmend të informojë anëtarët e parlamentit në lidhje me faktin se Londra do të miratojë kërkesën e palestinezëve.

0Në prag për mbështetjen e tyre deklaroi Franca. Votimi në lidhje me këtë çështje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është planifikuar për të enjten, më 29 nëntor. Për miratimin e projekt-rezolutës nevojitet shumica e votave të 193 vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. 132 prej tyre e njohin Palestinën si shtet.