Roboti-eksplorues amerikan i Marsit Curiosity ka gjetur në planet molekula të thjeshta organike. Kjo u deklarua sot në një konferencë të posaçme nga Charles Elachi, Kreu i Jet Propulsion Laboratory (JPL), përgjegjës i misionit hulumtues.

"Për momentin, natyrisht, këto janë vetëm konkluzione paraprake që për më tepër duhet të konfirmuohen", - sqaroi eksperti, duke treguar se të gjitha të dhënat e plota do të jenë në dispozicion të JPL më 3 shkurt.

Megjithatë, vërtetimi i informacionit rreth zbulimit të molekulave organike në Mars do të ndihmonte specialistët t’i afrohen më afër misterit, nëse ka ekzistuar ndonjë formë e jetës në Planetin e Kuq apo jo.