Rusia e konsideron si "kuriozitet politik" shpalljen nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën të ndalimit të ushtrimit të kontrollit mbi pavarësinë e republikën së vetëshpallur. Për këtë deklaroi të martën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në këtë organizatë Vitali Çurkin.

0Ai vuri në dukje domosdoshmërinë e respektimit rigoroz të rezolutës mbi statusin e Kosovës. "Askush nuk ka të drejtë të marrë vendime në emër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së", - tha Vitali Çurkin, duke shtuar se "qëndrimi i Rusisë përkatësisht mosnjohjes së shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar".