Në Jemen militantët qëlluan për vdekje një diplomat nga Arabia Saudite dhe truprojen e tij. Sulmi ndaj tyre ndodhi më 28 nëntor në pjesën jugore të kryeqytetit të vendit, Sana'a, ku ndodhen ambasadat dhe banojnë diplomatët e huaj.

Burra të armatosur, të veshur me uniformë të policisë së Jemenit, qëlluan mbi makinën e shtetasit saudit, e cila po i drejtohej ambasadës. Ai mbante postin e asistentit të atashehut ushtarak. Një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite konfirmoi vdekjen e nëpunësit.

Për momentin përgjegjësinë për aktin terrorist nuk e ka marrë përsipër asnjë organizatë.