Teherani do të vazhdojë të pasurojë uraniumin për programin e tij bërthamor pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare, njoftoi televizioni iranian, duke cituar Kreun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Fereydoon Abbasi-Davani.

Kohë më parë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi se Irani e ka rritur mjaftueshëm kapacitetin në objektin bërthamor nëntokësor "Fordo" në mënyrë që të të rrisë ndjeshëm vëllimin e pasurimit të uraniumit. Sipas të dhënave të agjencisë numri i centrifugave në objektin në fjalë arrin në 2700. Me ndihmën e tyre Irani mund të marri uranium të pasuruar deri në 60%. Për prodhimin e armëve bërthamore është i nevojshëm pasurimi deri në 93,5% i uraniumit.