Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) pranoi se një nga serverat e saj kompjuterikë ishte thyer nga një grup hakerash anti-izraelitë.

Më parë, grupi i panjohur që e quan veten "Parastu" - që në persisht do të thotë "dalëndyshe" - postoi në faqen e vet të Internetit kontaktet e më shumë se 100 ekspertëve bërthamorë.

0"Parastu" u bën thirrje ekspertëve në fjalë për të nënshkruar një peticion me kërkesën për të zhvilluar një hetim në lidhje me përpunimet sekrete ushtarako-bërthamore të Izraelit.