Ekspertët studiuan të gjitha karakteristikat e avionit dhe arritën në përfundimin se ai është në përputhje si me standartet indoneziane ashtu dhe me ato ndërkombëtare. Ministria e Transportit e Indonezisë lëshoi një certifikatë të veçantë. Kjo do të lejojë kompanitë vendore të blejnë avionë “Suhoi Superjet 100”.

0Më 9 maj të këtij viti avioni rus “Superjet” u rrëzua në krye të një vullkan të shuar në Indonezi. Si rezultat i rrëzimit u vranë të 45 personat që ndodheshin në bord. Në përputhje me raportin paraprak të autoriteteve indoneziane shkaku i rrëzimit ishte gabimi i ekuipazhit.