Ministri i Mbrojtjes së Çekisë Alexander Vondra dha dorëheqjen. Këtë ai e bëri të ditur në Pragë në një konferencë për shtyp.

Si shkak kryesor për vendimin e tij ai përmendi mungesën e besimit të qytetarëve gjatë zgjedhjeve të tetorit në Senat.

"Zgjedhjet në Senat këtë vit treguan se unë nuk gëzoj besueshmërinë e mjaftueshme nga në radhët e votuesve", - deklaroi ai.

Për vendimin e tij Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes ka vënë në dijeni Kryeministrin Petr Necas. Alexander Vondra do ta braktisë postin e tij të premten më 30 nëntor.