44-vjeçari Aleksandër Perepiliçnij (Alexander Perepilichnyy) u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Britaninë e Madhe dy javë më parë. Sot për këtë shkruan botimi “The Independent”.

Aleksandër Perepiliçnij ishte një biznesmen mjaft i pasur dhe për njëfarë kohe, siç mendohet, ai ka qenë i lidhur me të ashtuquajturin "Grup i Klujevit (Klyuev)", që besohet të jetë i përfshirë në një sërë krimesh në sferën e tatimeve. "Grupin e Klujevit (Klyuev)" mediat britanike e konsiderojnë si të tillë që ka gisht në vdekjen e avokatit të Fondit britanik “Hermitage Capital” Sergei Magnitskij (Sergei Magnitsky), i cili vdiq në qelinë e paraburgimit "Matrosskaja Tishina" në Moskë.

0Shkaku i vdekjes së Aleksandër Perepiliçnij nuk është sqaruar ende. Autopsia e kufomës së tij, që u krye nga mjekët autopsistë-patologë, nuk ka dhënë përfundime, rezultate të qarta.