Këshillat bashkiakë të qyteteve të Milanos dhe Venecias refuzojnë binjakëzimin me Shën Petersburgun për shkak të ligjit në fuqi në qytet, i cili ndalon propagandimin e homoseksualitetit, i cili sipas zyrtarëve italianë shkel të drejtat e pakicave seksuale. Rreth kësaj shkruan gazeta Venezia Today. Autoritetet e Shën Petersburgut thonë se ende nuk kanë marrë njoftim zyrtar nga Bashkia e Milanos ose nga diplomatët italianë.

Mediat njoftojnë se për të njëjtën arsye nuk don të binjakëzohet me Shën Petersburgun as Torino. Autoritetet lokale janë tashmë duke përgatitur një peticion drejtuar kryebashkiakut të qytetit.

Guvernatori i Shën Petersburgut Georgi Polltavçenko e nënshkroi ligjin përkatës në mars të këtij viti.