Viti 2012 bazuar në rezultatet e dhjetë muajve të parë hyn në dhjetëshen e viteve më të ngrohta në historinë e vëzhgimeve, - thuhet në raportin e përvitshëm të Organizatës Meteorologjike Botërore (WMO).

Në përgjithësi gjatë 10 muajve të vitit 2012 janë regjistruar temperatura më të larta se mesatarja në pjesën më të madhe të hapësirës tokësore, veçanërisht në Amerikën e Veriut, ku kjo periudhë ishte më e ngrohta në histori në të gjithë territorin kontinental të Shtetet e Bashkuara të Amerikës (duke përjashtuar Alaskën dhe ishujt Hawaii), në jug të Europës, në veriperëndim të Azisë dhe në pjesën më të madhe të Oqeanit Paqësor.