Organizata Amnesty International bëri thirrje për zhvillimin e një hetimi të pavarur të situatës në shtetin brazilian Sao Paulo pas njoftimeve që u dukën lidhur me faktin, se policët filluan të asgjësojnë fizikisht në masë të gjithë ata persona, të cilët i konsiderojnë kriminelë, duke u hakmarrë në këtë mënyrë për vrasjen e kolegëve të tyre.

Që nga janari i këtij viti në Sao Paulo janë vrarë më shumë se 90 bashkëpunëtorë të policisë, ndërsa vetëm në tetor u vranë 571 persona nga radhët e civilëve. Në qytet qarkullojnë thashetheme të vazhdueshme në lidhje me atë, se policët nuk duan t'ia dijnë më për ligjin: ata gjoja nuk i arrestojnë të dyshuarit, por i vrasin në vend.