0Pacientja Nina Gollovid u shtua në spital në gjendje kritike, midis jetës dhe vdekjes. Ajo kishte një defekt të rëndë në zemër. Nga kjo sëmundje në botë vdesin çdo vit miliona njerëz. Ata i vrasin insuficienca kardiake apo infarkti, të cilat janë shpesh pasoja të difektit të zemrës. Për t'i shpëtuar jetën pacientes u morr vendimi për t’i inkorporuar asaj implantin e ri. Operacioni tre-orësh u drejtua nga Drejtori i Qendrës shkencore të Kirurgjisë Kardiovaskulare me emrin e A. N. Bakuljev, njëri nga kirurgët më të mirë të vendit Leo Bokeria:

- Pacientja është një grua 63 vjeçare. Ajo u hospitalizua me stenozë të rëndë aortale. Domethënë, pacientja fillimisht ishte në gjendje shumë të keqe. Tani me të gjithçka është në rregull. Tashmë ia hoqën tubin dhe ajo është në gjendje të marrë frymë lirisht në mënyrë të pavarur. Ajo u transferuar nga terapia intensive në një dhomë të zakonshme në pavjon. Perspektivat e saj mund të cilësohen si të mira, sepse tani nuk ka asnjë rezistencë në valvul. Pacientja që këtej e tutje mund të mos e kufizojë më veten në asnjë gjë.

Valvula e zemrës me rrjedhë të plotë është një “know-how” ruse. Ajo e lejon gjakun të qarkullojë lirisht në aortë. Ajo ka shumë më pak rrezik që të refuzohet nga organizmi i pacientit, se sa paraardhëset e saj. Përveç kësaj, ajo është e përjetshme përkatësisht jetëgjatësisë, rezistencës së vet. Valvulat biologjike të brezit të mëparshëm, të cilat bëheshin prej indeve shtazore, duhej të zëvendësoheshin çdo shtatë vjet. Implanti i ri rus përbëhet nga një material i lehtë dhe i qëndrueshëm, i cili ka një jetëgjatësi më shumë se dhjetë vjet.

Por më e rëndësishmja, ndoshta, konsiston në faktin se ajo është valvula artificiale më e sigurt në ditët e sotme. Ajo është e përshtatshme madje dhe për fëmijët e vegjël. Pikërisht për ta ajo u zhvillua fillimisht. Mekanizmat e mëparshëm shpesh jepnin komplikime. Për shembull, prishej koagulimi i gjakut, zhvillohej tromboza - ndërsa pikërisht këto dhe përbëjnë rrezik për jetën. Zhvillimi rus përbën në vetvete një revolucion në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, shprehet me bindje të plotë Kreu i Qendrës së Kardiokirurgjisë të Institutit të Patologjisë së qarkullimit të gjakut të Novosibirskut Juri Gorbatih:

- Ideja është shumë e mirë. Karakteristika e funksionimit në qarkullimin e gjakut të valvulës trikuspidale me rrjedhje të plotë përafrohet me funskionimin e valvulës normale të zemrës. Unë nuk kam dëgjuar deri më sot për ekzistencën e homologëve të huaj të valvulës trikuspidale. Në treg të tilla thjesht nuk ka. Është plotësisht e mundur që rezultatet e kësaj valvule të jenë dukshëm më të mira se rezultatet e valvulave, të cilat ne kemi tani në treg.

Aktualisht njerëzve me difekte të zemrës iu shfaqën shpresa të reja për shpëtim. Çdo vit vetëm në Rusi për këtë operacion kanë nevojë dhjetëra mijëra paciente me probleme në zemër. Midis tyre shumë janë fëmijë, tek të cilët difekti i zemrës jep simptomatikë më të rëndë se sa te të rriturit.