Kapiteni i klubit moskovit të futbollit “Spartak” dhe i skuadrës përfaqësuese të Ukrainës Andrei Dikan u shpall "Xhentëlmen i Vitit" i kampionatit rus të futbollit për vitin 2012.

Sipas njoftimit të korrespondentit të "Zërit të Rusisë", ceremonia e dorëzimit të çmimit prestigjioz u mbajt ditën e hënë në restorantin e kryeqytetit “UB café”. Laureati mori smokingun tradicional nga shokët e tij të ekipit.

Xhentëlmen i futbollit shpallet ai lojtar, i cili gjatë gjithë sezonit ka qenë lider i ekipit, ka demonstruar burrëri në fushën e lojës, nuk i refuzon dhënien e autografëve dhe komunikimin tifozëve.

Çmimi në fjalë jepet që nga viti 1994 prej gazetave ruse "Sovetskij Sport" (russ. «Советский Спорт») dhe “Komsomolskaja Pravda” (russ. «Комсомольская правда»).