Në Tibet katër të rinj i vunë zjarrin vetes, duke protestuar në këtë mënyrë kundër veprimeve të autoriteteve kineze. Kështu, numri i atyre që janë vetëdjegur në këtë muaj arriti deri në 20 vetë.

Në provincën Qinghai po zhvillohet gjithashtu një aksion protestë nga studentët kundër shfaqjes së broshurave, në të cilat dënohet ashpër praktika e vetëdjegies. Siç vënë në dukje aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ushtria kineze dhe forcat e policisë po rrisin praninë e tyre ushtarake në rajonet e Tibetit, banorët indigjenë të të cilit kërkojnë pavarësinë nga Pekini.