Dolën në dritë dëshmitë bindëse që vërtetojnë se të paktën 11 fëmijë u vranë dhe një numër i panjohur njerëzish të tjerë u plagosën si rezultat i bombardimit të qytetit Deir el-Asafir, pranë Damaskut, me bomba thërrmuese më 25 nëntor të vitit 2012. Për këtë flitet në deklaratën e organizatës së të drejtave të njeriut “Human Rights Watch”.

Rezultatet e analizës së videos së regjistuar nga vendi i goditjes, tregojnë se për realizimin e këtij bombardimi u përdorën të paktën tre bomba thërrmuese të prodhimit sovjetik.