Militantët e Ushtrisë së Lirë Siriane deklaruan se goditën një helikopter luftarak të qeverisë me raketë ajër-tokë. Damasku zyrtar nuk ka dhënë ende asnjë njoftim në lidhje me humbjen e helikopterit, por nga ana tjetër ka publikuar listat e mercenarëve të huaj nga 18 vende, të cilët kanë luftuar në anën e opozitës. Në këtë listë përfshihen 142 të huaj të vrarë.

Kjo listë është dërguar tashmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shumica e mercenarëve ishin të ardhur nga Arabia Saudite, 47 emra, si dhe 24 qytetarë të Libisë, afganë, tunizianë, egjiptianë, qytetarë të Katarit, turq dhe libanezë. Ka edhe një mercenar nga Çadi. Në listë figurojnë gjithashtu mercenarë nga Rusia dhe vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura - tre çeçenë dhe një qytetar i Azerbajxhanit.