Në Boston ndërroi jetë laureati i Çmimit Nobel për Mjekësi Joseph Murray. Kirurgu transplantolog, i cili ishte i pari që realizoi operacionin e suksesshëm të transplantimit të veshkave, vdiq në moshën 93 vjeçare ditën e hënë më 26 nëntor. Më 22 nëntor Joseph Murray pësoi një goditje cerebrale (insult).

Në vitin 1954 ekipi i Joseph Murray realizoi me sukses transplantimin e veshkës nga një binjak te tjetri, në vitin 1959 kirurgu arriti t'i transplantojë pacientit veshkën nga një donator, i cili nuk ishte i afërm me pacientin, ndërsa në vitin 1962 Joseph Murray kreu transplantin e parë të veshkës nga një donator i vdekur.