Në Kaliforni dy prindër dhe djali i tyre u mbytën duke shpëtuar qenin e vet, të cilin e rrëmbeu në ujë një dallgë tre metërshe në plazh.

Adoleshenti 16-vjeçar Gregory James Kaldzhien u hodh pas kafshës në ujë. Në ndihmë të tij vrapoi babai i djalit Howard Gregory Kaldzhien, i cili nuk e mundi dot rrjedhën e ujit që e zhvendosi atë larg nga bregu.

Gregory James Kaldzhien arriti fillimisht të dalë në breg, ku e prisnin nëna e tij, Mary Helen Scott, motra dhe një shoqe. Kur u bë e qartë se babai ndodhej në rrezik, nëna dhe vetë djali hynë në ujë për ta shpëtuar atë, por si rezultat u mbytën vetë.

Ndërkohë qeni arriti të dalë në tokë i padëmtuar.