Për rikonstruksionin e godinave të shkatërruara nga uragani Sandy, i cili vërshoi mbi shtetin e New York-ut më 29 tetor, do të duhen 32,8 miliardë dollarë, njoftoi Guvernatori i shtetit Andrew Cuomo. 9,1 miliardë dollarë të tjera do të duhet të shpenzohen për të parandaluar pasojat e goditjeve të ardhshme të fatkeqësive natyrore.

Sipas fjalëve të Cuomo, pasojat ekonomike të Sandy rezultuan më serioze se efektet e uraganit Katrina në vitin 2005, i cili konsiderohet si uragani më shkatërrimtar në historinë e SHBA-ve.

Autoritetet e shtetit të New York-ut deklarojnë se mbulimi i shpenzimeve të përmasave të tilla do të jenë një detyrë e pamundur për buxhetin dhe i kërkojnë Qeverisë Federale tu drejtojë atyre ndihmë financiare.