Pjesëtaret e grupit muzikor punk janë përfshirë në listën e kandidatëve për titullin "Njeriu i Vitit" nga revista amerikane "Time". Në faqen e Internetit të revistës thuhet se Maria Aljohina, Nadjezhda Tollokonikova dhe Ekaterina Samuceviç, të dënuara për lutjet-punk "O Zot, largoje Putinin" në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, paguan një çmim të lartë për shprehjen e pikëpamjeve të tyre politike në një mënyrë që tërheq vëmendjen.

Që nga viti 1927 revista "Time" shpall "Njeriun e Vitit" në numrin e fundit të saj, të dhjetorit. Gjatë viteve të ndryshme fitues të këtij titulli kanë qenë Adolf Hitler, Josif Stalin dhe Vladimir Putin.