Në Ramallah përfundoi procedura e zhvarrimit të eshtrave të Jaser Arafatit. Ekspertët nga Rusia, Franca dhe Zvicra i morrën mostrat e indeve kockore direkt nga varri. Përderisa eshtrat e Arafatit nuk u nxorrën nga varri, autoritetet palestineze e anuluan ceremoninë e rivarrimit me nderime ushtarake. Në vend të saj përfaqësuesit e udhëheqjes palestineze vendosën mbi varrin e tij kurora me lule.

Gjithë procedura e hapjes së varrit u zhvillua në një atmosferë të rreptë fshehtësie. Mauzoleumi dhe territori përqark tij u rrethuan nga policia dhe tenda mbuluese për të mos u parë nga sytë e të tjerëve.

Tani ekspertët duhet të përcaktojnë nëse përmbahet apo jo helm në eshtrat e Arafatit.