Një ekip ekspertësh ndërkombëtarë zhvarrosi eshtrat e ish-liderit palestinez Jaser Arafat, i cili ishte varrosur në një mauzole në Ramallah.

Specialistët nga Franca, Zvicra dhe Rusia kanë për detyrë të ekzaminojnë eshtrat e Arafatit për të verifikuar praninë e mundshme në to të substancave toksike dhe radioaktive. Rezultatet e testeve, siç edhe pritet, do të shpallen jo më herët se pas disa muajsh.

Jaser Arafat vdiq në vitin 2004 pas një lëngate kohëshkurtër, shkaku i së cilës nuk u përcaktua deri në fund.