Luftanijet e Nikaraguas vendosën sovranitetin mbi ujërat detare, të cilat pak kohë më parë u shpallën nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë si territore, ku shtrihet juridiksioni nikaraguan dhe jo juridiksioni kolumbian, tha në një fjalim drejtuar kombit Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega.

Për vite të tëra mes Nikaraguas dhe Kolumbisë kanë vazhduar mosmarrëveshjet lidhur me përkatësinë e disa ishujve në Detin e Karaibeve. Gjykata i njohu Kolumbisë të drejtën e pronësinë ndaj 7 ishujve të vegjël, duke zgjeruar në të njëjtën kohë dukshëm kufijtë detarë të Nikaraguas.

Pas kësaj Kolumbia deklaroi se mund të shqyrtojë çështjen e daljes nga marrëveshja që ratifikon kompetencat e Gjykatës Ndërkombëtare.