U rrit numri i njësive të trupave speciale “Omon” dhe atyre të policisë që patrullojnë me kuaj në Sheshin e Revolucionit (“Revolution Square”) dhe në Sheshin Manezh (“Manezh Square”) në qendër të Moskës. Situata në qendër të kryeqytetit rus është e qetë.

U bë e ditur mbi evakuimin e njerëzve nga ndërtesa e Dumës Shtetërore, në godinën e së cilës po lajmërohet me megafon në mënyrë të përsëritur thirrja drejtuar të gjithë personave të ndodhur brenda për të dalë urgjentisht jashtë. Në Dumën Shtetërore ngjarjen në fjalë e quajnë thjesht alarm stërvitor.

Megjithatë, masat e përforcuara të sigurisë mund të jenë të lidhura me njoftimet e publikuara në rrjetet sociale mbi mundësinë e zhvillimit të protestave spontane kundër dënimit të butë që iu dha kampionit botëror në sambo Rasul Mirzajev, i akuzuar për vrasjen e një studenti 19-vjeçar në gusht të vitit 2011.

Fakti, që sambisti u lirua nga paraburgimi, shkaktoi pakënaqësi jo vetëm në sallën e gjyqit, por edhe më gjerë. Trazirat mund të përhapen në Sheshin Manezh “Manezh Square”, ku në rrjetet sociale nacionalistët u bëjnë thirrje të mblidhen të gjithëve.