Në Meksikë, gjatë një shkëmbimi zjarri midis ushtarakëve dhe pjesëtarëve të një bande kriminale, mbeti e vrarë fituesja e titullit "Mis Shteti i Sinaloa-s 2012" María Susana Flores Gámez.

Përfaqësues të autoriteteve shtetërore deklaruan se vajza në kohën e shkëmbimit të zjarrit gjendej midis pjesëtarëve të bandës së trafikantëve të drogës. Përveç saj, mbetën të vrarë edhe 5 persona të tjerë. Titullin e "Miss Shteti i Sinaloa-s" María Susana Flores Gámez e fitoi në shkurt të këtij viti.