Militantët kongolezë të grupit "Lëvizja e 23 Marsit" ranë dakord të largohen nga qyteti i Goma-s në lindje të Republikës Demokratike të Kongos (RDK), të kontrolluar më parë nga ata. Rebelët kanë premtuar se do ta braktisin qytetin të martën.

Të shtunën Qeveria e RDK-së iu drejtua kryengritësve me një ultimatum: atyre iu dhanë dy ditë kohë për të braktisur qytetin. Pak kohë më parë në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, u zhvilluan negociatat mbi situatën në Kongo. Në këtë takim morrën pjesë krerët e RDK-së, Ugandës, Tanzanisë dhe Kenias.