Në Kili kreu fluturimin e vet të parë avioni pa pilot (drone) zbulues "Lascar", i prodhuar për trupat e këmbësorisë. Përveç kryerjes së detyrave ushtarake, avioni pa pilot mund të përdoret për të monitoruar burimet ujore të vendit, vullkanet, të përfshihet në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit dhe të monitorojë zona të ndryshme në rast të fatkeqësive natyrore dhe zjarreve pyjore.

Sipas të dhënave të Strategic Defense Intelligence, "Lascar" ka dy motorë elektrikë, peshon 14 kg dhe mund të ngrihet në një lartësi deri në 3.5 km. Rrezja e veprimit të avionit të papilotuar arrin 30 km. Stacioni i drejtimit të aparatit mund të instalohet në një makinë.