Rreshje dëbore, të shoqëruara nga erëra të forta, vërshuan në veri të Japonisë. Paralajmërimi për përballimin me një stuhi është shpallur në të gjithë Hokkaidon si dhe në veri të ishullit Honshu. Shpejtësia e erës arrin në 38 m/s. Lartësia e dallgëve në bregdetin e Detit të Japonisë në rajonet afër ciklonit arrin deri në 6 m.

Moti i keq ka shkaktuar ndërprerjet e punës së rrjetit të transportit hekurudhor në veri të vendit. Është vështirësuar qarkullimi në autostrada. Rreth 37.000 shtëpi në Hokkaido kanë mbetur pa energji elektrike. Autoritetet i bëjnë thirrje popullsisë të mos largohet nga shtëpitë nëse nuk është e domosdoshme një gjë e tillë.