Ish-Ministrja izraelite e Punëve të Jashtme Tzipi Livni, e cila gjashtë muaj më parë ndërpreu aktivitetin e saj politik, deklaroi mbi krijimin e një partie të re. Partia e qendrës së majtë, e quajtur "Lëvizja", ka ndërmend të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për në janar të vitit 2013.

Në maj Tzipi Livni njoftoi se po braktis parlamentin dhe po largohet nga politika e madhe, duke u ankuar për faktin se jeta politike në Izrael është bërë shumë cinike.

Të hënën Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Ehud Barak deklaroi se do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të janarit.