Në Itali u arrestuan disa nga drejtuesit e fabrikës së çelikut “ILVA”. Kompleksi më i madh metalurgjik në Evropë pushoi së funksionuari, prodhimi i tij u konfiskua. Për këtë arsye u pezullua edhe puna e disa ndërmarrjeve të tjera, të vendosura në të gjithë vendin.

Drejtuesit e fabrikës akuzohen për faktin se ata fshehën shkallën masive të dëmit ekologjik të shkaktuar nga fabrika. Mbeturinat e ndërmarrjes nuk i plotësojnë standardet normative, gjë kjo që shkakoi rritjen në rajon të pacientëve të prekur nga kanceri, çrregullimet e sistemit kardiovaskular dhe sistemit të frymëmarrjes. Sipas të dhënave të prokurorisë, bordi drejtues i fabrikës u jepte rregullisht ryshfete zyrtarëve vendorë për të fshehur përmasat drastike të katastrofës ekologjike.