Të paktën 14 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën sot si rezultat i hedhjes në erë të tre makinave të minuara në Bagdad.

Të gjithë të vdekurit dhe të plagosurit ishin myslimanë shiitë.

Shpërthimet gjëmuan gjatë ceremonisë fetare shiite në xhamitë e Bagdadit.

Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për këto sulme terroriste.