Një nga liderët e partisë nacionaliste "Për një Hungari më të mirë" Marton Gyongyos i kërkoi qeverisë së vendit të hartojë një listë të hebrenjve në pushtet, të cilët përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare.

Marton Gyongyos vuri në pah lidhjen midis numrit të hebrenjve në parlamentin hungarez e qeveri dhe pozicionit pro izraelit të autoriteteve gjatë konfliktit të fundit në Rripin e Gazës. Ditën tjetër Marton Gyongyos shpjegoi se ai e kishte fjalën vetëm për hebrenjtë me shtetësi të dyfishtë izraelite dhe hungareze.